Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Janar 2019, 10:10

Super lajm/ Greqia rrit pagën minimale pas një dekade, ja sa do përfitojnë emigrantët shqiptar

Një lajm i mirë ka ardhur së fundmi për popullin grekë duke përfshirë këtu edhe gjithë emigrant shqiptar që jetojnë në shtetin fqinjë. Kryeministri I vendit, Aleksis Tsipras ka lajmëruar se  paga standarde mujore do të rritet me 11%, nga 586 në 650 euro, një masë që ai thotë se do të “ripërtërijë ekonominë reale”. Po ashtu edhe paga minimale për ata nën moshën 25 vjeçare gjithashtu do të hiqet. Rritjet tani duhet të miratohen nga parlamenti. Greqia doli nga programi i saj i ndihmës në gusht.

Siç dihet, rritja e pagës minimale u ndërpre disa vite më parë kur Greqi kaloi krizën e madhe ekonomike.

Po ashtu mediat greke kanë lajmëruar se Tsipras, i cili këtë vit do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme, ka vendosur që të heq  dhe të ndryshojë disa nga masat popullore që u detyrua të vendoste vite më parë.

Burimi:Monitor.