Mbrëmjen e djeshme në emisioni "Dritare", të Rudina Xhungës ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Roza Lati , e cila për herë të parë ka folur për divorcin mes prindërve të saj dhe sa e ka vuajtur ajo.

“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe[...]. Kam qenë dhe unë me nënën time në situata të tilla. Përplasje mes prindërve. Kam qenë në situata të tilla, jam këtu sot, e dua shumë nënën time,” tha ajo.

Po pavarësisht kësaj, Roza gjithmonë ka treguar se gëzon një dashuri dhe respekt të madh për babain e saj, I cili u nda nga jeta disa vite më parë.






