Rike Roçi është një nga ish banoret më të komentuara të spektaklit "Big Brother", e cila edhe pse kanë kaluar vite nga pjesëmarrja e saj atje, vazhdon ende të marrë vëmendjen e mediave.

Prej kohësh është aluduar se mes modeles dhe reperi të famshëm shqiptar Noizy, ka pasur një lidhje. Mirëpo, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e Rikes e cila gjithmonë ka treguar se Noizyn e ka thjesht shumë shok.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe një koment i fundit që ajo ka lënë në një foto, ku shihet Noizy me një mik të tij.

“Vazhdon i rritet koka sa më shumë!”, ka shkruar Rike duke iu referuar Noizyt.





