Një vit më parë, Adelina Tahiri çuditi publikun teksa krejt papritur u martua me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov. Siç dihet ndonëse ai është më i madh se këngëtarja, janë shumë të lumtur dhe të dashuruar bashkë.

Adelina dhe Serjoza janë prindër të një djali që quhet Jon dhe shpesh herë këngëtarja publikon foto dhe video ku tregon moment nga e përditshmja e tyre.

Mirëpo, në një intervistë të fundit për emisionin e Big Mamës ‘Mama’s Trip’ , këngëtarja ka habitur me atë që ka thënë për bashkëshortin.

"Ka shumë gjëra që më nervozojnë tek ai. I ka hyrë në qejf peshkimi dhe po më lë shumë shpesh vetëm", u shpreh Adelina.
"Aty shkon me babin", i tha Big Mama.

"Nuk e di unë ça peshqish marrin atje", u përgjigj Adelina.
"Unë mendoj marrin ndonjë balenë se peshkun ja ku e ka ai", i tha Big Mama.
"Djemve nuk u zihet besë", u shpreh Adelina.





