Ditën e sotme vajza e këngëtares shqiptare Zaimina Vasjarit, Khloe feston përvjetorin e parë të lindjes. Ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar foto të ndryshme në Instagram ku ka treguar se po përgatit një festë madhështore për ditëlindjen e parë të vajzës.

Zaimina ka emocionuar të gjithë fansat e saj teksa ka publikuar së fundmi një video ku shihen disa nga momentet më të bukura të Khloes gjatë këtij viti. Në pamje shihet edhe momenti I ëmbël kur ajo ka parë për herë të parë vajzën e saj.

"Mezi pres të të surprizoj çdo 29 Janar për gjithë pjesën tjetër të jetës time. Gëzuar ditëlindjen e parë, Khloe e ëndrrave të mia."- janë fjalët e Zaiminës krahas videos.
View this post on Instagram





