Stine është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar, i cili që në daljen e parë ka dalluar për muzikën dhe stilin e veçantë. Ai bëri të ditur në fund të dhjetori se ai dhe partnerja e tij, Graciela, me të cilën ka një vajzë, kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Në njoftimin që këngëtari bëri në Instagram, u shpreh se ishte i bindur se ata do të funksiononin më mirë të ndarë sepse nuk mundën t’ja dilnin dot, por ruajnë një respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin.

Sot, Stine feston 38 vjetorin e lindjes dhe nëpërmjet një videoje që ka publikuar në Instagram, ai është shfaqur krah së bijës duke festuar këtë ditë të veçantë. Babë e bijë shihen pranë tortës me qirinj, ndërsa Stine dëgjohet t’i kërkojë Estias që t’i fryjë qirinjtë e tortës bashkë me të.





