Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 17:05

Më në fund/ Zbulohet data e fillimit të ‘E Diell’ në Top Channel

Prej disa kohësh tashmë është bërë e ditur se shumë shpejt në "Top Channel", do të nis emisioni i shumëpritur "E diell". Ndonëse të gjithë prisnin që të niste në janar, për shkak të disa problemeve spektakli u shty për në shkurt.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, Top Channel ka lajmëruar se E diell do të nis në datën 3 shkurt në orën 15:15.

Në promon e emisioni, shihet se do të ketë shumë prezantues duke qenë se emisioni do të jetë i ndërtuar me shumë rubrika.