Që pas përfundimit të Kampionatit Botëror, në Zvicër u hap një problematik e madhe lidhur me shqiponjën me duar që dy futbollistët e njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bënë kur shënuan gol.

Shqiponja me duar u kthye në makthin e Zvicrës dhe që atëherë u ndalua që futbollistët ta përdornin. Megjithatë futbollisti shqiptar Benjamin Kololli, ka theyr rregullat së fundmi pasi ka bërë shqiponjën në një event shumë të rëndësishëm atje.

Ai është shpallur si një ndër futbollistët më të mirë në Zvicër dhe për të festuar këtë çmim ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar.




