Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 16:04

Pa pikë grimi e me flokë të shkatërruar, Loredanën se keni parë kurrë në këtë gjendje

Këngëtarja Loredana një muaj më parë, solli në jetë fëmijën e parë për të dhe bashkëshortin Mozzik, një vajzë bukuroshe që e quajtën Hana.

Përpos mëmësisë, Loredana ka qenë shumë e angazhuar edhe me projekte muzikore, ku ka bërë të ditur se më 1 shkurt do të publikojë bashkëpunimin e ardhshëm me Mozzik-un. E mes kujdesjes së vajzës dhe muzikës, reperja ka patur pak kohë për t’u marrë me veten.

Në një foto të fundit që ka publikuar në Instastory, Loredana shihet teksa mban Hanën e vogël në duar, ndërsa vet shihet pa pikë grimi dhe e pakrehur, një pamje ndryshe kjo nga look-u i saj i kuruar që e shihnim gjithmonë më parë.