Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 15:03

Khloe mbush 1-vjeç, Zaimina Vasjari i përgatit super festën e ditëlindjes

Një vit më parë, Zaimina Vasjari u bekua me ardhjen në jetë të vajzës së saj të parë, që e pagëzoi me emrin Khloe. Sot Khloe mbush plot 1 vjeç dhe sigurisht këngëtarja e njohur do të organizojë një super festë për vogëlushen e saj.

Ajo ka publikuar së fundmi disa video në ‘Instastory’ ku ka treguar se është duke përgatitur një ditëlindje për tu mbajtur mend.

Në video shihet se Zaimina ka zgjedhur për të festuar 1 vjetorin e vajzës në një vend afër detit në një sallë të madhe ku që tani kanë nisur përgatitjet e para.