Së fundmi është bërë e ditur se të gjithë ata emigrant që më parë kanë punuar në Zvicër për të paktën një vit, e pastaj kanë mbetur pa punë, Zvicra u jep atyre mudnësi ëpr të përituar nga kjo papunësisë.

Shumica e njerëzve, përfshirë edhe të huajt me leje pune të vlefshme, kanë të drejtën e 80 për qind të pagës së tyre të fundit.
Personat të cilët do të përfitojnë pagesë papunësie janë nën detyrime të caktuara, duke përfshirë takime të shpeshta me qendrën e punës dhe presionin për të aplikuar për punë.
Mirëpo, për të përfituar një pagesë papunësi nuk është kaq e lehtë. Janë jo pak rregulla që duhet t’i ndiqni gjatë kohës që jeni i papunë në Zvicër.

Zvicerania Bütler shpalosi ofertën e qendrës “Laufbahnzentrum” në Zürich. Ajo thotë se i këshillojnë të gjithë të interesuarit për t’i orientuar më shpejt në tregun e punës. Ofertat e tyre për profesion, studim dhe karrierë janë të dedikuara edhe për të huajt në Zvicër.
Bütler ka bërë të ditur se janë 41 mijë vende pune të lira për zanat. Gjithashtu ajo ka thënë se ndërmjetësojnë njohjen e diplomave të huaja në Zvicër.

Nga ana tjetër, Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore, ka kërkuar nga të pranishmit që të kenë kujdes në rregullat që duhet të ndiqen në kohë sa janë të papunë.
Përveç afateve ligjore për paraqitjen e tyre në qendrat e punësimit RAV, të papunët duhet të jenë aktivë duke kërkuar punë.

“Sigurimi i papunësisë është i obligueshëm dhe punëtorët paguajnë kontribute për të siguruar veten e tyre kur të mbeten pa punë”, thotë Ibrahimi, duke treguar se sigurimi i papunësisë daton nga viti 1984, ndërsa origjinën e kanë nga sindikatat.
Në Zvicër operojnë 30 arka të papunësisë. Të pranishmit kanë marrë përgjigje për të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë ndaj arkës së punësimit nëse sëmuren ose aksidentohen.
Burimi:Albinfo.al.




