Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 14:02

Bashkëpunimi i vitit: 4 shqiptaret e famshme bashkojnë forcat për një super hit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka gëzuar gjithë fansat e huaj dhe shqiptar me statusin e saj të fundit në Twitter. Ajo ka shprehur publikisht dëshirën që mes saj dhe tre këngëtareve të tjera shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max të ketë një bashkëpunim.

“Dua një bashkëpunim Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max”, ka shkruar ajo në twitter dhe të gjithë fansat kanë vërshuar në komente.

E para që ka pranuar këtë bashkëpunim ka qenë sarandjotja, Ava Max, e cila po korrë një sukses të madh kohë e fundit në SHBA me këngën e saj “Sweet and Psycho”,  e cila i ka komentuar Bebes në postim.

“Lady Marmalad e re”, ka shkruar ajo duke iu referuar  këngës së famshme të kënduar vite më parë mes Christina Aguilera, Lil’Kim, Mya dhe Pink.

Ndërkohë, Rita dhe Dua ende nuk kanë reaguar duke pasur parasysh dhe konfliktin dhe sherrin që ekziston mes tyre.