Këngëtari shqiptar Butrint Imeri, ndonëse i ri në moshë ka tërhequr vëmendjen me këngët e tij dhe jetën private. Ai ka qenë shumë i përfolur në mediat online muajt e fundit pasi është aluduar se ka qenë në një lidhje me moderatorin, Kiara Tito.

Ndonëse kurrë nuk e pranuan publikisht, u mësua se pak javë më parë ata janë ndarë. Siç duket, këngëtari ka hedhur pas krahëve historinë me Kiarën dhe së fundmi është kapur mat me një vajzë tjetër.

Në disa foto të siguruara nga ‘Intv’, Butrinti shihet në Itali me një vajzë brune e cila është e panjohur për publikun. Në një foto tjetër shihet se Butrinti i ka bërë asaj dhe një foto.





