Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 12:12

'Për kokërr të qejfit', Luana filmohet duke kënduar live dhe video po bën xhiron e rrjetit

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media.  Ajo rrëmben përherë vëmendjen me fotot shumë seksi dhe jetën e saj private. Siç dihet përveç moderimit, Luana merret edhe me muzikë.

Moderatorja ka publikuar ndër vite disa këngë të cilat janë kthyer në hite dhe janë dëgjuar e kënduar nga të gjithë.

Së fundmi, Luana ka publikuar një  video në profilin e saj në ‘Instagram’, ku ka treguar se si këndon live. Në video moderatorja shihet duke punuar në studio, ndërkohë që me mikrofon në dorë këndon këngën shqiptare "Moj e bukura more".

Për pikë të qejfit, ka shkruar Luana pranë videos e cila ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga të gjithë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Per pike te qejfit!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on