Nga Shqipëria / E Martë 29 Janar 2019, 12:12

Shtatzënisë po i vjen fundi, Elita Rudi bën ndryshimin që nuk pritej në pamje

Disa muaj më parë, moderatorja e njohur Elita Rudi bëri publik lajmin se është në pritje të fëmijës së parë. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video ku shihet se po e shijon shumë këtë periudhë.

Elita është në javët e fundit të shtatzënisë dhe ka vendosur që pak para se të sjell në jetë fëmijën e saj, të bëj një ndryshim në pamjen e saj.

Siç shihet në fotot e publikuara prej saj, Elita ka prerë flokët në një model të ri i cili është pëlqyer shumë nga fansat që e kanë komplimentuar.