Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 18:06

Në 41 vjetorin e lindjes, Robert Berisha merr urimin më emocionues nga Renee

Dita e sotme është një ditë mjaft e veçantë për këngëtarin e njohur Robert Berisha pasi ai feston 41 vjetorin e lindjes. Urimin më të veçantë dhe emocionues, Roberti e ka marrë nga vajza e tij e vogël Renee.

Roberti ka publikuar disa video në rrjete sociale ku shihet se si Renee shfaqet duke i kënduar këngën e ditëlindjes në gjuhën angleze.

Ndërkohë në videon tjetër, Roberti I bie pianos ndërkohë që vogëlushe shihet me një mikrofon në dorë teksa këndon. Me siguri kjo ka qenë surpriza më e bukur për këngëtarin e njohur.