Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 18:06

Fotoja më e ëmbël familjare, shihni sa shumë është rritur djali i Adelina Tahirit

Në muajin gusht, këngëtarja e dashur për publikun Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Jon. Ajo ka qenë shumë aktive gjatë këtyre muajve në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video ku tregon se po e shijon shumë mëmësinë.

Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov së bashku me djalin kanë nisur pushimet në një vend me dëborë nga ku dhe publikojnë vazhdimisht foto.

Adelina ka ndarë pak më parë një foto shumë të ëmbël ku shihet së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre. Ajo që bie në sy është veshja plot stil e Jonit i cili siç shihet është rritur jashtëzakonisht shumë.