Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 9 vite më parë, në një ceremoni që u komentua shumë nga mediat.

Së fundmi, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar disa foto të rralla nga kjo dasmë, ku ka spikatur një fotografi ku çifti shihen duke u puthur në buzë. Për këtë ditë të veçantë, Rama zgjodhi të vishte një kostum serioz, ndërsa Linda kishte veshur një fustan për mbrëmje gala dhe jo fustanin e bardhë tradicional.

“Gazeta shqiptare” shkruan se djali i Edit, Gregori, dhe vajza e Lindës Rea, ishin shumë miq me njëri tjetrin. Fëmijët e çiftit dhe shokët e tyre përkatës janë ulur në njërën nga shkallët e sallës dhe i kanë kërkuar vëllait të Edi Ramës, që t’u bëjë një foto.

Gregori u paraqit në dasmën e të atit, i emocionuar. Pastaj gjatë gjithë kohës është shfaqur me buzën në gaz.




