Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 17:05

Moderatorja e Top Channel paska luajtur në filmin e famshëm shqiptar dhe askush se dinte

Moderatorja e emisionit "Ftesë në 5" në Top Channel, Bieta Sulo është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.

Por, askush nuk e dinte se kur ishte në moshë të vogël, Bieta ka luajtur në një film shqiptar. Moderatorja ka konfirmuar për “Tirana Post” se ka luajtur në filmin shqiptar “Djali elastik”, ku kishte rolin e motrës 5 vjeçare të aktorit kryesor.

“Jam unë 5-vjeç. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por s’më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë”, është shprehur moderatorja.