Që pas daljes së Ermal Hoxhës nga burgu, Rezarta Shkurta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë gjatë gjithë kohës foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku shihet e lumtur që më në fund familja e saj është e bashkuar.

Së fundmi, këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj janë duke shijuar muajin e dytë të mjaltit, pasi pak javë më parë i propozoi sërish për martesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, çifti ka udhëtuar në Zvicër. Në fotot e publikuara ata shihen teksa po shijojnë vendin e mbushur me dëborë që të gjithë do donin ta vizitonin.






