Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 15:03

Rezarta dhe Ermali nisen për muaj mjalti në vendin që të gjithë ëndërrojmë

Që pas daljes së Ermal Hoxhës nga burgu, Rezarta Shkurta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka ndarë gjatë gjithë kohës foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku shihet e lumtur që më në fund familja e saj është e bashkuar.

Së fundmi, këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj janë duke shijuar muajin e dytë të mjaltit, pasi pak javë më parë i propozoi sërish për martesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, çifti ka udhëtuar në Zvicër. Në fotot e publikuara ata shihen teksa po shijojnë vendin e mbushur me dëborë që të gjithë do donin ta vizitonin.