Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 15:03

E mbajti të fshehtë: Reperi shqiptar qenka bërë baba i një vajze, ja emri i veçantë

Reperi shqiptar i hitit "Princess Diana", Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë i një vajze.

Ndonëse u munduan që ta mbanin të fshehtë nga publiku dhe mediat, reperi i njohur shqiptar, ai dhe partnerja e tij, Gresa, janë bërë prindër së fundmi.

Reperi e ka konfirmuar lajmin për “Gazeta Express”, ku është shprehur se vajza ka lindur dy ditë më parë dhe emri i saj është Erika.

Lyrical është shprehur se Gresa dhe Erika ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por ata preferojnë që të ruajnë privatësinë dhe të qëndrojnë larg rrjeteve sociale këto ditë.