Siç dihet prej vitesh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, është nënë e një djali që quhet Fernando. Ajo ka treguar se Fernando është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë dhe shpesh herë publikon foto dhe video me të, madje kanë qenë të ftuar bashkë si dhe në emisione të ndryshme.

Mbrëmjen e djeshme, vogëlushi kishte zgjedhur që ta surprizonte nënën e tij në emisionin "Familja". Ai së bashku me këngëtarin Elgit Doda i kishin përgatitur një super surprizë Çiljetës.

Në momentin që Çiljeta është futur në studion muzikore, dëgjon një këngë të saj që këndohet nga Fernando.
“Mami, je më e mira në botë dhe unë të dua shumë. Kjo ishte surpriza ime për ty, numëro deri në 3 dhe unë do vij aty!”, i ka thënë Fernando, ndërkohë që këngëtarja është emocionuar pa fund.




