Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë një nga çiftet e reja të showbizit shqiptar, të cilët që në momentin që u zbulua lidhja e tyre kanë qenë shumë të komentuar në media. Dyshja ka më shumë se dy vite bashkë, mirëpo vetëm pak muaj më parë e bënë publike lidhjen.

Ata kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shpesh herë në rrjetet sociale bëjnë dedikime për njëri-tjetri.

Së fundmi, Fatma ka qenë e ftuar në emisionin "Why not" ku ka rrëfyer përshtypjen e parë që ka pasur për Alfion para se ta njihte.

“Kur e sheh me tatuazhe, mendon që ky është tip kushedi se si. Ndërkohë ai është shumë i thjeshtë, i ëmbël, i dashur, është krejt e kundërta e imazhit që mund të krijosh. Kisha krejtësisht përshtypje tjetër dhe kur e njeh është tjetër.”- tregon Fatma.






