Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura dhe më të përfolura në Shqipëri, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj seksi.

Luana është përfolur shumë herë gjatë këtyre viteve se ka bërë disa ndërhyrje estetike, të cilat gjithmonë i ka mohuar për publikun shqiptar.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa foto nga adoleshenca e saj, në kohën kur sapo kishte bërë daljet e para publike në ekran. Në këto foto, moderatorja është 16 vjeçe dhe shihet shumë ndryshe nga tani, ku spikasin flokët brune dhe siç thotë vet ajo, pesha trupore prej vetëm 48 kg.

“11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot. Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg”, ka shkruar Luana përbri këtyre fotove ku shihet shumë ndryshe nga tani.





