Javën që lamë pas në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi në portale deklarata e moderatores Roza Lati, ku tregoi se dikur e ka pasur fiksim Arjon Muçën. Moderatorja e kishte ftuar Arjonin mbrëmjen e djeshme në emisionin "Why not", ku dhe i është ulur në gjunjë dhe e i ka propozuar për martesë.

Arjoni i ka thënë po moderatores dhe më pas Roza ka vendosur vellon e nusërisë dhe u bë gati për ceremoninë.

"Pranoj, sepse kuptoj fuqinë e portaleve dhe vlerën që kanë tek shoqëria jonë. Por nuk më pëlqejnë kafshët. Është problem për ty?”, tha Arjoni.

Në këtë moment Roza nuk ka pranuar duke qenë se ajo i adhuron kafshët. Në këtë moment u prish ceremonia dhe Roza ka anulluar dasmën duke mbyllur emisionin.





