Nga Shqipëria / E Hënë 28 Janar 2019, 12:12

'Duhemi akoma', Fifi flet për marrëdhënien me Florin pas sherrit

Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, u përfol gjatë në media se mes Flor Mumajesit dhe Fifit ka një lidhje. Ndonëse ata nuk pranuan asgjë publikisht në video ata shfaqeshin në moment intime dhe shumë fansa mendojnë se janë në një lidhje. Mirëpo, së fundmi dyshja i ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi përflitet se i kanë prishur marrëdhëniet.

Sipas ‘Iconstyle’, Fifi dhe Flori nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe mendohet se mes tyre ka pasur një sherr.

Fifi është pyetur së fundmi lidhur me këtë sherr, mirëpo ka thënë se është një cështje shumë private, pro ajo dhe Flori duhen ende.

“Besoj që është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma."- ka rrëfyer Fifi për "Iconstyle"