Ditën e djeshme në emisionin "Thumb" ka qenë e ftuar koreografja e njohur Riselda Sejdija, e cila ka rrëfyer diçka më shumë për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Ajdin.

Ajo ka rrëfyer që me bashkëshortin ndryshojnë shumë pasi kanë një shije shumë të ndryshme për arredimin e shtëpisë.

"Ka nga ato momentet që ndërrojmë ndonjë gjë, kur blemë shtëpinë në Durrës, që duheshin sistemuar gjërat. Kemi pasur një sherr të jashtëzakonshëm, se jemi shije të kundërta. Ai pëlqen klasiken unë jam kontemporane, ishim gati për të shkulur dritaret", tregoi Riselda.

“Gjërat që nuk duroj dot, acarim nuk mund të themi. Unë sa herë që bëj dhurata, Ajdinit asnjë gjë nuk i pëlqen. “Kjo s’bën, kjo është shumë e ngushtë. Këpucët, kollarja, këmisha.” Vetëm ç’a blen vetë i pëlqen. Dhe unë kur i mbledh vetë, i them ndonjëherë kjo ka dalë nga moda, vëlla i dashur nuk bën më. “Hë mi nuse”- më thotë, “ç’a blen ti është në modë ç’a blej unë nuk është”, tregoi koreografja e njohur.





