Nga Shqipëria / E Diel 27 Janar 2019, 17:05

Sot është një yll, por ja si dukej Armina Mevlani përpara se të bëhej e famshme

Armin Mevlani është një nga blogeret më të ndjekura shqiptare, e cila tërheq shumë vëmendjen me stilin e saj që pëlqehet nga të gjithë. Mirëpo, siç duket dashuria e Arminës për modën ka nisur në një moshë fare të vogël, ku ajo ka qenë vetëm 6 vjeçe.

Armina është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka publikuar disa foto ku ka treguar për fustanin e saj të parë dhe dashurin e madhe që ka pasur për të.

Armina shihet teksa pozon e veshur me një fustan ngjyrë blu dhe atlete të bardha ndërkohë që në dorë mban një kukull barbi. Siç tregoi në një postim tjetër në këtë foto ndodhet me pushime në Greqi, ndërkohë që këtë fustan e vishte çdo mbrëmje kur dilte me prindërit.