Ditën e sotme në rubrikën "Ka një mesazh për ty" ka qenë e pranishme një vajzë me origjinë nga Vlora e quajtur Elena e cila ka përlotur gjithë publikun me historinë e saj prekëse. Ajo ka treguar përpara të gjithëve që është martuar nga familja që 15 vjeçe dhe që në atë moment në jetën e saj kanë ndodhur vetëm ngjarje të dhimbshme.

Elena tregoi që 3 muaj pasi shpalli fejesën, ajo së bashku me partnerin u larguan për në Rodos të Greqisë ku jetonte me prindërit e ish bashkëshortit të cilët e keqtrajtonin dhe madje vetë burri I saj ushtronte dhunë mbi të. Vajza më pas tregoi se ka humbur 6 fëmijë dhe madje ka pasur ditë që rrinte dhe pa ngrënë.

Elena me lot në sy tregoi se kur u divorcuar, vëllai i kërkoi që të shkonte të jetonte me të, mirëpo ajo refuzoi pasi tha se do të niste një jetë të re në Rodos. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e vëllait, i cili për vite me radhë nuk i fliste.

"Më mungojnë shumë prindërit dhe prandaj kam ardhur. Ata nuk më besojnë që unë jam mirë, dëgjojnë shumë njerëzit në fshat, sepse kur ndahet një femër duhet të kthehet tek familja ta martojnë. Kur shkova në Rodos nuk më flisnin njerëzit. Mendonin se unë do isha një vajzë e bredhur që dilja natën, sepse kur punon në lokal je shumë e lëvizur. Punoja me 900 Euro në muaj, duhet të paguaja 350 Euro qiranë e shtëpisë, 150 Euro harxhoja me taksi vajtje-ardhje në punë, i dërgoja lekë gjithmonë edhe prindërve. Kur shkoj në shtëpi, nuk ka natë që nuk qaj, sepse them pse nuk më kuptojnë. Vëllain e vogël që është në Itali kam katër vite pa e parë, ndërsa me vëllain e madh kam 1 vit që nuk flas. Kur ika në Greqi dhe nuk e dëgjova më tha: “Nuk je më motra ime dhe mos më merr më në telefon”, tregoi Elena.

Ajo u përlot kur pa përballë që vëllai e kishte dëgjuar historinë e saj.
"E dua shumë dhe më mungon, mund t’i them edhe më fal, sepse mendoja se do i kaloja e vetme. Është gjëja më e shtrenjtë që kam. Është mbreti im", u shpreh Elena.

Në studio gjithashtu erdhën edhe prindërit e Elenës të cilët pranuan kërkesën e vajzës që të shkonin të jetonin me të në Greqi.





