Ditën e sotme në rubrikën "Ka një mesazh për ty" ka qenë e ftuar një vajzë e quajtur Ana e cila ka rrëfyer historin e vështirë të jetës së saj. Ana ka treguar se është rritur pa të atin pasi që kur ka qenë 4 vjeç prindërit e saj janë ndarë dhe gjyshi është kujdesur për të.

“Babi kishte një lidhje jashtëmartesore, jetonte një jetë të dyfishtë, dy krahë njëkohësisht. Mami rrinte në shtëpi, punonte kujdesej për mua. Pasi linda, mami shkoi të më regjistronte në Gjendjen Civile, aty unë nuk mora dot mbiemrin e babait, por u detyrova të merrja mbiemrin e nënës.

"Ai kishte një fëmijë tjetër dy vite më të madh se unë, por ne nuk e dinim. Unë isha një foshnje e sapolindur dhe e kuptova kur isha 4 vjeçe kur nusja tjetër erdhi të jetonte me ne, bashkë me vëllain tim. Nga ajo ditë ne shkuam tek gjyshi dhe jetuam tek daja. Unë isha mbesa e vetme, sepse mami ishte vajza e madhe”, tregoi Ana.

Ajo kishte ftuar gjyshin për t'i kërkuar të jetojë me të në Greqi.
"Ai është vëlla, shok, gjithçka për mua. Çdo rudhë e tij fsheh një sakrificë tepër të madhe. Të rrisësh një mbesë është një përgjegjësi shumë e madhe. Sikur të bëj gjithë të mirat e botës përsëri nuk ia shpërblej dot, jam e sigurt.

"Shumë faleminderit që më ke qëndruar pranë në momentet më të vështira. Dua të kërkoj falje për të gjitha gabimet që kam bërë. Dua që ti të vish bashkë me mua dhe nënën tek mami në Greqi. Ti ke vajtur shumë rrallë dhe rri gjithmonë në shtëpi nuk vjen", u shpreh Ana. "Do shkoj. Si të thotë Ana do bëj", u shpreh gjyshi Isuf.

Por gjyshi i Anës ka edhe disa keca të cilët duhet ti shesë në mënyrë që të shkojë në Greqi, për këtë arsye Arditi hapi një ankand për ti shitur.





