Çifti i njohur i showbizit, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, janë dy nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, të cilët prej vitesh kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Ata kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Sevenbizz” kanë rrëfyer se nëse nuk do të përfundonin bashkë ata do të kishin zgjedhur këta personazhe të njohur për të kaluar jetën.

“Duke qenë se Mimoza Shkodra nuk po rehatohet, nuk po stabilizohet kush është ai që mund ta rehatojë? Jam unë”, tha Naimi me shaka.

Ndërsa Mihrije zgjodhi Danin, pra Ramadan Krasniqin, këngëtarin e famshëm kosovar.




