Në puntatën e djeshme të emisionit "Xing me Ermalin", politikani i njohur, Eduart Ndocaj, ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij. Ai i është përgjigjur pyetjeve të publikut ku ka zbuluar se si është bërë i pasur.

Njëri nga fansat e pyeti: “Si i ke bërë 100 mijë eurot e para?”
Ndocaj në fillim u përgjigje duke thënë Me punë, mirëpo më vonë tregoi se lekët e para i fitoi me anë të një tenderi që kishte fituar.

“Unë jam marr me ndërtim dhe tenderi i parë që ka qenë më i madhi ka qenë në 2001. Ishte akoma lireta dhe nuk e kam parë fare projektin. Thashë po do e marr dhe fitova 100 milion lireta”, tregoi Ndocaj.




