Nga Shqipëria / E Diel 27 Janar 2019, 14:02

E quajti këngëtar tallavaje me 5-vjeçare, Ndocaj përballet live me Noizyn

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë i ftuar politikani i njohur Eduart Ndocaj, i cili ka folur dhe për deklaratën që ka bërë për kohë më parë për reperin Noizy.

Ai ka reaguar pas një statusi që Noizy bëri ku i kërkonte studentëve që të pranonin dialogun e kryeministrit Rama.

“Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së Edvinit me paturpësinë më të madhe”, shkruante politikani.

Mirëpo, teksa ka folur mbrëmjen e djeshme në emision, Ndocaj ka thënë se Noizy ka marrë leje për një pallat në Durrës prandaj e ka bërë atë postim.

Më pas Ermal Mamaqi ka marrë në telefon Noizyn,  i cili ka habitur me përgjigjen e tij.

“Atë postim nuk e kam bërë për asnjë çështje interesi, por për të mbrojtur të rinjtë sepse ata mund të ishin të afërm të mi, janë fansat e mi, mund të isha unë ose motra ime. Nuk është bërë për asnjë çështje politike. As nuk kam lidhje fare. Mua s’më rruhet për asnjë anë politike se unë gjithçka e kam bërë me forcën time”, tha Noizy.