Ditën e djeshme në familjen Gjebrea ka pasur festë, pasi më e vogla e shtëpisë, Anna Gjebrea ka festuar 10 vjetorin e lindjes.

Ardit Gjebrea së bashku me bashkëshorten dhe djalin, Jon, ishin kujdesur në maksimum që së bashku ti bënin Annës një përvjetor që ajo do të mbante mend gjithë jetën.

Ka qenë Arditi ai që ka publikuar disa video dhe foto të super festës madhështore që kishte përgatitur për të voglën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime!”- shkruan ai në foton ku Anna shfaqet e veshur me një fustan të bardhë dhe në sfond duken pamjet nga ambient përrallor I ditëlindjes.




