Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" ishte i ftuar një djalë i ri nga Elbasani i cili kishte ftuar në emision një vajzë të cilën kishte njohur në Instagram.

Siç rrëfeu ai vajzën që quhet Loredana e ka njohur në rrjetet sociale dhe pasi ka parë fotot e saj i ka shkruar. Ai tha se për një kohë të gjatë folën bashkë, por më pas komunikimi u ndërpre pasi vajza i tha se llogarinë e saj e menaxhon dikush tjetër.

Për këtë arsye ai e solli Loredanën në emision për ti propozuar live. Loredana kur ka parë Arditin në ekran ka mbetur e habitur dhe ka rrëfyer se nuk e njeh atë. Më pas ajo ka shpjeguar se me Arditin e ka ndërprerë komunikimin dhe se në jetën e saj është dikush tjetër.

Arditi ka mbetur i habitur nga kjo përgjigje dhe i ka rrëfyer Arbanës se ajo po gënjente vetëm që të dilte nga situate dhe se nuk ka dikë tjetër. Ai gjithashtu tregoi se nuk kishte fiksim vetëm Loredanën, por edhe vajza të tjera që fliste.




