Nga Shqipëria / E Diel 27 Janar 2019, 12:12

Pasi doli me fustanin e kuq që tërboi publikun, Kejvina nuk e ka takuar më fisin

Ditën e djeshme në emisionin  "Xing me Ermalin" ka qenë i ftuar politikani Eduard Ndocaj, i cili siç dihet është kushëriri i velinës së emisionit, Kejvina Kthella. Pasi u pyet nga Ermali, Nodcaj ka rrëfyer se i gjithë fisi mendon se Kejvina është një vajzë mjaft e bukur dhe e zgjuar.

Mirëpo, Kejvina ka habitur teksa ka treguar se që kur doli në emisionin “Xing me Ermalin” me fustanin e kuq që bëri bujë në media, ajo s’ka shkuar të takojë më asnjë nga pjesëtarët e fisit.

Por pasi Ndocaj e ka lavdëruar, ajo ka thënë: “Tani që mora vesh këtë gjë do iki t’i vizitoj se që kur kam dal këtu me atë fustanin e kuq nuk kam ikur më atje”.