Moderatorja e njohur e emisionit "My living" Brunidla Jahe, ka shkrirë së qeshuri ndjekësi e sja ditën e sotme teksa ka ndarë një video nga xhirimet e emisionit të saj.

Brunilda po bënte një intervistë në dëborë ndërkohë që teksa ka qenë duke eksploruar në dëborë asaj I ka ndodhur një incident dhe është rrëzuar në mes të xhirimeve.

"Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan Brunilda në postim.






