Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 23:11

Noizy dhe Luana përfundojnë në Instagramin e Encës, shihni si i thumbon këngëtarja

Enca Haxhia është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, këngët e së cilës janë kthyer menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.

Ajo është mjaft e pëlqyer dhe një ndër personazhet më të ndjekur në ‘Instagram’, ku fotot e saj provokuese marrin një vëmendje të madhe dhe komentohen gjatë.

Pak më parë, Enca ka publikuar një postim në të cilin ka deklaruar se është 'Mbretëresha e Instagramit shqiptarë' dhe kjo pasi ja ka kaluar dhe Luanës dhe Noizyt me numrin e ndjekësve.

Enca ka publikuar një foto ku shihet se ajo renditet në vend të parë ndërkohë që Noizy dhe Luana vijnë pas saj. 

“Numri 1 gjithmonë. S’ka influence pa Enca”, ka shkruar artistja duke thumbuar Noizyn dhe Luanën.