Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 22:10

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel, zbulohet super emisioni i ri që do prezantojë

Pas largimit nga "The Voice Kids", këngëtarja Eneda Tarifa do të rikthehet në ekranin e Top Channel për të prezantuar një emision të ri. Siç u bë e ditur Eneda do të prezantojë emisionin "Top Talent", i cili zbulon talente të reja në gazetari dhe modelim.

Së fundmi në emisionin "Voila", është mësuar se ky spektakël i cili një vit më parë u prezantua nga Kelvi Kadilli këtë vit i është besuar Enedës.

Siç është bërë e ditur Eneda ka filluar që tani provat me stafin, ndërkohë që nuk dihet kur do të nis spektakli.