Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 22:10

Ankohen gjatë gjithë kohës, por shqiptarët ja kalojnë gjithë Europës për këtë gjë

Sipas një raporti të fundit të kryer nga "Global Emotions 2018", ku janë studiuar ndjenjat e njerëzve, Shqipëria është renditur si një ndër vendet më pozitive në Europë. Sipas raportit rreth 51% e shqiptarëve përjetojnë më shumë ndjenja pozitive sesa negative.

Në këtë mënyrë Shqipëria është renditur si një ndër 50 vendet më pozitive në Europë. Shtetet që renditen të parat në këtë studim janë ato latine si Paraguai, Kosta Rika dhe Panamaja, ndërsa në fund renditen Jemeni, Turqia dhe Iraku.

Ndërsa në Ballkan, në vend të parë është Shqipëria me 51% ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 47%, Mali i Zi me 46%, Serbia me 42%, Bosnja Hercegovina dhe Kosova me 41%.

Ndërsa në vendin e fundit renditet Greqia si vendi me stresin më të lartë në botë, ku 66% e të intervistuarve kanë deklaruar se përjetojnë stres vazhdimisht gjatë kohërave të fundit.