Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 21:09

La shkollën kur ishte i vogël, reperit shqiptar i ndodh çudia 10 vite më vonë

Reperi i njohur shqiptar i këngës "Creep on me" ,Gashi është kthyer në nëj ndër këngëtarët më të komentuar në Amrikë dhe këngët e tij po kthehen në hite. Gashi së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tij  me reperin e famshëm G Eazy “My Year”.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat dhe menjëherë është kthyer në një super hit. Gashi ka publikuar së fundmi këngën në Instagram ku dhe rrëfeu se ndonëse 10 vite më parë e braktisi këngën sot ai është në “Billboard”.

“Kur vendosa të mos shkoj më në kolegj prindërit e mi ishin shumë të mërzitur. Rruga ku jam tani është pikërisht vendi ku ata më linin që të merrja autobusin për shkollë, këtu vendosa të mos shkoja më. 10 vite më vonë mund të shohësh fytyrën time në një nga ekranet gjigande të kësaj rruge", shprehet Gashi.