Ditën e djeshme në media bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Noizy ishin zënë dhe se nuk flisnin më me njëri-tjetrin. Gjithë aludimet nisën pasi dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe madje nuk janë parë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Siç dihet Oriola prej kohësh ishte bërë pjesë e grupit OTR dhe madje pritej që ajo të nxirrte edhe disa këngë, mirëpo siç duket një gjë e tillë nuk do ndodh kurrë. Ndonëse lajmi u përhap me shpejtësi në cdo media dyshja ende nuk ka reaguar lidhur me të.

Mirëpo, Oriola ka habitur të gjithë ndjekësit me postimin e saj të fundit dhe atë që i ka bërë Noizyt. Modelja ka publikuar një video ku shihet në makinë, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e Jonas Blue. Oriola e ka etiketuar këngëtarin e huaj dhe pranë emrit të tij ka vendosur një kurorë duke e quajtur mbret, një epitet ky që mbahet nga Noizy.






