Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 13:01

Një muaj pas lindjes se Hanës, Loredana bën ndryshimin drastik në pamje

Një muaj më parë, këngëtarja Loredana dhe reperi Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hana.

Loredana ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të vajzës duke zbuluar dhe fytyrën e saj.

Mirëpo, siç duket tashmë që Hana po rritet dal ngadalë, Loredana i ka kushtuar pak kohë vetes dhe ka vendosur të bëj një ndryshim në pamjen e saj.

Reperja ka publikuar disa postime në ‘Instagram’ ku ka treguar se ka vendosur të rris flokët e saj. Ajo shihet se ka vendosur flokë shtesë dhe duket shumë më ndryshe se më parë. Siç dihet ajo dhe Mozzik janë duke punuar për publikimin e këngës së re ‘Romeo & Juliet’.