Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 12:12

'Ke frikë nga të pasurit', Ermal Mamaqi i kthehet keq Vasilit në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emsionin "360 Gradë" ka qenë i ftuar moderatori Ermal Mamaqi, i cili ka pasur një përplasje me aktorin Laert Vasili për temën:"Kush ka faj që Shqipëria nuk bëhet, populli apo politika?".

Ermali dhe Laerti kanë ndarë mendime të kundërta për faktin e të qënurit i pasur dhe kjo gjë ka çuar në një debat mes tyre.

"Lumturia është kur njeriu është i vetëmjaftueshëm. Nuk është i lumtur ai që ka 18 vila. Në makutërinë e këtij njeriu që do të zotërojë gjithçka dhe sheh 1 mijë të vrarë në rrugëtimin e tij për t'u bërë i pasur", u shpreh Laert Vasili.

"Kjo është komuniste. Ti ke frikë nga të pasurit", ja ktheu Ermal Mamaqi.

"Unë kam frikë nga një i pasur që ka qenë i varfër dhe shkatërron gjithçka. Populli jonë thotë ruaju nga zengjini i ri", tha Laert Vasili.

"Nëse je njeri i mirë, leku do të të bëjë njeri më të mirë", përfundoi Ermal Mamaqi.