Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 12:12

'E veshur si një lopë', Luana Vjollca fotografohet rrugëve me pizhama

Moderatorja, Luana Vjollca, pak javë më parë mbaroi me sukses sezonin e emisionit "Shiko kush luan" dhe që prej asaj kohe i është përkushtuar muzikës dhe sjelljes së projekteve të reja.

Ajo mëngjesin e sotme ka publikuar një foto në profilin e saj në ‘Instagram’, ku ka treguar se kjo foto është kartolina e saj e dimrit.

Luana ka pozuar përpara makinës së saj e veshur me pizhama, ndërkohë që në sfond shihen malet e mbushura me dëborë.

"Kartolina ime e dimrit : Pizhama, Borë, Makinë e palarë. Uuu edhe unë e veshur si një lopë”, shkruan moderatorja duke iu referuar dizajnit të pizhamave.