Nga Shqipëria / E Premte 25 Janar 2019, 10:10

E kishin mbajtur të fshehtë, Genta Gjalpi në lidhje me ish-banorin e BB

Genta Gjalpi është një nga ish banoret më të famshme të Big Brother Albania. Ndonëse ajo mori pjesë në edicionin e 2 vazhdon ende të komentohet nga mediat dhe publiku. Së fundmi Genta i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar se është në një lidhje me ish banorin e edicionit të fundit të “Big Brother” Olsi Klosin.

Në një postim të fundit në ‘Instastory’ Genta ka publikuar një foto me Olsin dhe ka treguar se ditën e  sotme do të jetë në emisionin e Ermal Peçit për të folur rreth lidhjes së tyre.

Ndërkohë nuk dihet e vërteta e kësaj lidhje dhe përse dyshja ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, por për më tepër na mbetet të zbulojmë sot.