Për pak javë, moderatorja e njohur Elita Rudi po përfundon periudhën e shtatzënisë dhe do të sjelli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo ka qenë mjaft aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka zbuluar gjithçka për pritjen e ëmbël dhe se si po e përjeton.

Mbrëmjen e djeshme, ashtu si shumë nëna edhe Elita ka vendosur që të ruajë kujtimin e shtatzënisë. Ajo ka shpërndarë në Instastory një kuti me argjile të bardhë e cila vendoset tek zona e barkut, mbahet për disa minuta dhe në fund hiqet. Në këtë mënyrë ruhet forma e barkut në periudha të ndryshme të shtatzënisë.

“Kush e ka provu”? pyet Elita, e cila siç duket e ka shijuar pa masë pritjen e ëmbël dhe është gati të mbaj në duar fëmijën e saj të parë.







