Nga Shqipëria / E Enjte 24 Janar 2019, 23:11

Sherr mes Noizyt dhe Oriolës, ja detaji që i nxorri zbuluar

Siç dihet prej muajsh modelja e njohur Oriola Marashi është bërë pjesë e labelit të njohur 'OTR' ku dhe u përfol se do të sillte disa këngë. Ajo publikonte vazhdimisht foto dhe video me anëtarët e grupit e kryesisht me Noizyn me të cilin kishin një marrëdhënie mjaft të ngushtë.

Mirëpo, siç duket dyshja është zënë dhe Oriola nuk është më pjesë e grupit të famshëm. Sipas Iconastyle, Oriola dhe Noizy  nuk e ndjekin më njëri tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ka ngritur aludimet se marrëdhëniet e tyre nuk janë më si më parë.