Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm shqiptar "Njerëz dhe fate" i cili në atë kohë mbante mbërthyer pas ekranit të gjithë publikun shqiptar. Një nga personazhet që ende mbahet mend edhe sot ka qenë personazhi i Didit që luhej nga aktorja e famshme Arta Muçaj.

Ndonëse kishte një rol negativ, Didi tërhoqi shumë vëmendjen dhe u kthye në një ndër aktoret më të dashura për publikun.

Siç është mësuar ajo prej vitesh jeton tashmë në Australi ku dhe vijon punën si aktore. Nga fotot e publikuara shihet se ndonëse kanë kaluar plotë 15 vite, ajo vazhdon të jetë po e njëjta.




